Rreth Laboratorit

 Laboratori ALBA-BETON është pjesë e kompanisë “ALBA BETON” Sh.p.k, dhe ofron shërbime kryesisht në fushën e testimit të materialeve të ndërtimit. Laboratori “ALBA BETON” Sh.p.k, është një ent privat, me NUIS: XXXXXXX, i regjistruar pranë QKR me datë XX/XX/XXXX dhe mban përgjegjësi të plotë ligjore për të gjitha aktivitete që kryen. Si pjesë e shoqërisë “ALBA BETON” Sh.p.k, ne jemi pergjegjës për kryerjen e aktiviteteve të testimit të materialeve të ndërtimit në mënyrë të tillë që: 

  • të ofrojmë një shërbim cilësor, të paanshëm, konfidencial, të shpejtë, duke siguruar rritjen e vazhdueshme të kompetencës së personelit të tonë, 
  • të plotësojmë kërkesat e klientit, kërkesat e Legjislacionit dhe të standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare, që mbulojnë fushën e shërbimit që ne ofrojmë. 

Qëllimi ynë është që t’i ofrojmë përherë klientëve dhe palëve të interesuara, aktivitete të testimit me cilësi, besueshmëri të lartë dhe profesionalizëm. 

Ne mbështetemi në bindjen se zhvillimi i qëndrueshëm i laboratorit, arrihet nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit, rritjes së efektivitetit të gjithë proçeseve tona operacionale dhe rritjes së vazhdueshme të kompetencës së punonjësve. 

Ne synojmë që me cilësinë, paanshmërinë, konfidencialitetin, korrektesën dhe profesionalizmin në kryerjen e aktiviteteve të testimit të bëhemi partner të besueshëm në punën e përditëshme të klientëve tanë. Kjo është arritur nëpërmjet implementimit të Sistemit të Menaxhimit, i cili është konform me kërkesave të standardit SSH EN ISO 17025:2017” dhe përmirësimit të vazhdueshëm të efektivitetit të proceseve të të laboratorit.