Konsulencë Teknike

Laboratori “ALBA-BETON”, mbulon aktivitetet e testimit të materialeve të ndërtimit, duke siguruar vazhdimisht cilësinë dhe paanshmërinë e testimit. Fusha e aplikimit të aktivitetit tonë është:

  • testimi i betonit;
  • testimi i agregateve;
  • testimi i çimentos;
  • testimit i aditivëve të betonit;

Ky shërbim i referohet gjithashtu akteve normative të detyrueshme të mëposhtme:

  • ISO 17025:2017 “General Requirements for the competence of testing and calibration laboratories”.
  • Ligji 10489, datë 15/12/2011 “Për tregëtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”
  • Ligji nr. 8402, datë 10.09.1198 i ndryshuar “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”
  • Ligji nr. 9290, date 07.10.2004 “Per produktet e ndertimit”
  • VKM nr.272 date 18.04.2007 “Per miratimin e listes se produkteve te ndertimit, per te cilet kerkohet vleresimi i detyruar i konformitetit”

Laboratori e ruan integritetin e tij duke funksionuar si një njësi e pavarur nga njësitë e tjera të shoqërisë.
Zhvillimi strategjik i laboratorit është arritur nëpërmjet politikave të laboratorit të cilat përbëjnë kuadrin për objektiva operacionale të aktivitetit me synimin e përhershëm drejt përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së tij.

Gjithashtu laboratori jonë ofron shërbime të konsulencës teknike dhe dhënies së opinioneve e interpretimit të test raporteve, shërbime me karakter eksperimental dhe trajnues; shërbime specifike në fushën e ekspertizës për rastet si më poshtë:

  • Si mund t’i interpretojmë specifikimet mbi betonin?
  • Si mund të identifikojmë problemet potenciale konfliktuale në një projekt të caktuar?
  • Kush është receptura që përmbush specifikimet teknike të projektit ose kërkesave të standartit?
  • Si mund të hartoj një recetë që betoni të ket: Rezistencë ndaj reaktivitetit alkali-silica (ASR) Përshkueshmëri të ulët ndaj klorureve, ujit, të jetë sulfat-rezistentë, të ketë tkurrje të reduktuar,me temperaturë të kontrolluar?
  • Si mund t’i vlerësoj/ kontrolloj lëndët e para të betonit?
  • Cilat janë praktikat më të mira për kontrollin e cilësisë në prodhimin dhe hedhjen në vepër të betonit?
  • Si mund të monitorohet cilësia e betonit?
  • Si mund t’i interpretoj kërkesat e standartit për qëndrueshmërinë në shtypje dhe vlerat e ulta të rezultateve të marra në objekt?
  • Cili rezultat është i pranueshëm?
  • Si mund të identifikohet një proçedurë jo-standarte?
  • Si mund të sigurohet që hedhja e betonit në vepër ose prodhimi i betonit është në përputhshmëri të plotë me kërkesat e standarteve përkatëse?
  • Cilat janë kushtet dhe mënyrat e trajtimit të mostrave të betonit?
  • Si mund të marrë një mostër përfaqësuese?
  • Si mund të hartoj një recepturë për betonin vet-nivelues, peno-beton, gazo-beton, beton të markave të larta?
  • Çfarë janë shtesat natyrale dhe industriale dhe si mund t’i aplikojmë në beton?