Albabeton Profile

Shoqeria “ALBA BETON “Shpk eshte themeluar ne vitin 1996 ne industrine e prodhimit te betonit dhe materialeve inerte.

Aktualisht ajo zoteron kater fabrika te prodhimit te betonit dhe nje fabrike te prodhimit te materialeve inerte.

Me një eksperiencë 24-vjeçare në fushën e prodhimit të lëndës së parë, Alba Beton ka përfaqësuar historinë dhe të ardhmen e betonit në Shqiperi.

Shoqeria jone  i kushton nje rendesi te vecante përzgjedhjes nepermjet kontrollit te lendeve te para ,implementimin te programeve me te fundit per hartimin e mix designeve  per familje te ndryshme betonesh ,duke siguruar cilesin e produktit perfundimtar sipas kerkesave te standartit EN-206-1 , për të ofruar zgjidhje dhe aplikime të integruara për komunitetin e ndërtesave.

ISO 9001: 2015

Alba Beton Shpk eshte e vetmja shoqeri e pajisur me laborator testimi materjalesh ndertimi te akredituar sipas SSH ISO 17025: 2017 dhe certifikim per sistemin e menaxhimit te cilesise sipas ISO 9001: 2015.

BESUESHMERIA

Marrëdhenia e besimit dhe korrektesia me çdo bashkëpunëtor tonin është themeli i punës sone.

CILESIA

Alba Beton ka ne dispozicion te cdo fabrike, laborator bashkekohore te akredituara me pajisje te reja provash te materialeve te ndertimit, kryhen prova dhe kontrolle te rregullta ditore nga nje personel tekniko – inxhinierik me eksperience te gjate ne prodhimin e betonit dhe I specializuar brenda dhe jashte vendit.

SHPEJTESIA

garantohet nga kapacitetet e medha teknike e transportuese, si dhe nga gadishmeria e larte teknike e cilla sigurohet nga nje oficine moderne, 24 ore ne gadishmeri, duke evituar defektet e mundeshme ne objekt, ne nje kohe rekord.

SERIOZITETI

eshte nje nga karakteristikat me te vlersuara  nga  klientet  tane, fleksibilitet ne dergimin e porosise si dhe te respektimit te sasise  ekzakte te porositur.

Fabrikat Tona

Fabrika e betonit me mixer ne Farke, 8 km larg Tiranes, me kapacitet prodhimi 135 m3/ore dhe 100 m3/ore.

“ALBA BETON” ne Prush, 1 km ne dalje te Kombinatit, me kapacitetprodhimi 100 m3/ore.

Alba Beton disponon te gjitha makinerite dedikuar per transportin dhe hedhjen e betonit ne veper

10 pompa betoni

(33 – 48 m lartesi)

26 auto betoniera

(8 – 12m3)